Transmetuar më 18-09-2017, 09:10

Mendimi i fundit i saj shkoi për shokët e klasës, ata miq që kishte parë në bankat e shkollës ditëve të fundit. Një telefonatë lamtumire, më pas mori karrigen u afrua në dritare dhe u hodh nga mbi 20 metra lartësi.

Është kjo mënyra në të cilën i dha fund jetës këtë të shtunë një vajzë e vogël, e cila do të mbushte 12 vjeçe në muajin nëntor, në Genova të Italisë. Vuajtja pas ndarjes së prindërve, është motivi kryesor ku dyshon policia, që e kanë shtyrë të miturën drejt këtij veprimi.

“Jeta ta shpif”, kishte thënë e mitura… të cilës ia kishte shpifur aq shumë sa që vendosi ti japë fund jetës.

Vajza ndodhej vetëm në shtëpi, ndërsa nëna infermiere kishte dalë për në punë, ashtu sikurse dhe vëllai më i madh i saj.

Ajo kishte bërë një regjistrim audio, kishte shkruar në një letër kodin për të zhbllokuar celularin e saj dhe i kishte lënë në tavolinë, shkruan noa.al.

Vajza nuk kishte folur me asnjë, as me nënën, as me vëllanë dhe as me shokët dhe shoqet e saj… por vuante në heshtje.

Trupi i pajetë i saj u gjet përtokë nga një kalimtar i rastit. Hetuesit dyshojnë se flijimi duke u hedhur nga ndërtesa shumëkatëshe mund të ketë ardhur pas ndarjes së prindërve, rreth tre vite më parë. Një traumë në heshtje, të cilën nuk e kapërceu dot. /a.y/noa.al