Transmetuar më 18-09-2017, 10:58

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga më në fund ka pranuar historinë e dashurisë me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxha.

Ajo ka qenë e ftuara e parë e emisionit “Wake Up” në Top Channel, për këtë sezon të ri. Gjatë bisedës në studio me Enon, Islin dhe Orin, këngëtarja ka shuar shumë kuriozitete për karrierën, marrëdhënien me djalin Fernando, etj.

Më tej ajo u ngacmua për lidhjen me Albanin, ku pranoi historinë e dashurisë me të.

“Nuk ka vend as për po, e as për jo. Ne kemi vendosur të jemi hermetikë, sepse dashuria është diçka shumë e shtrenjtë dhe kemi dashur ta ruajmë për vete, për të ruajtur kështu edhe familjet tona, fëmijët tanë. Nuk na pëlqen të jemi një çift tipik showbizi”, është shprehur këngëtarja.

Çiljeta është nënë e një djali, si fryt i një lidhje të dështuar, ashtu sikundër dhe Albani, i cili humbi nënën e djalit të tij, pak pas lindjes. /a.y/noa.al