Transmetuar më 18-09-2017, 12:52

Kryetari i Partisë Demokratik, Lulzim Basha ka bërë publike tre kushte kryesore për reformën zgjedhore.

Në një feklaratë për mediat, z. Basha ka thënë se për një reformë që jep rezultate, duhet votimi elektronik, të ulet roli i kryetarëve dhe partive politike në proces, dhe reforma t’i japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën e përfaqësimit të tyre në Parlament dhe në organet e tjera.

"PD ka nisur sot përpjekjen e saj për reformimin e sistemit politik në vend. Shqipëria nuk mund dhe nuk do të ndryshojë pa ndryshuar politika. Politika është burimi i gjithë të këqijave në vend ndaj reforma politike është përparësia kryesore.

Shqipëria meriton dhe duhet të ketë demokraci të vërtetë, meriton dhe duhet të ketë një qeveri që u shërben njerëzve, meriton dhe duhet të ketë luftë pa kompromis kundër drogës dhe krimit dhe zgjedhje të ndershme. Hapi i parë për reformën politike është reforma zgjedhore, e cila do bëjë të mundur dhënien fund njëherë e përgjithmonë të historisë sëmanipulimit dhe shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri", ka thënë Basha.

Reforma zgjedhore është kërkuar me ngulm, madje u ngrit edhe një komision i posaçëm, puna e të cilit dështoi pak muaj më parë si pasojë e ngërçit politik. /k.k/noa.al/