Transmetuar më 18-09-2017, 12:58

Princi Charles i Anglisë ka lajmëruar vendimin e tij që kur të marrë fronin e mbretit, të mos jetojë në pallatin mbretëror Buckingham Palace.

Djali i mbretëreshës Elisabeth II, do të prishë traditën e familjes dhe ka vendosur që të jetojë në Clarence House.

Pallati mbretëror, ku aktualisht jeton bashkë me të shoqen Camilla, do të bëhet kështu shtëpia re e kurorës mbretërore.

Rezidenca aktuale e mbretëreshës do të bëhet një lloj zone qendrore me zyra dhe salla pritje.

Pallati i madh me 775 dhoma do të jetë i hapur për publikun gatë gjithë vitit. Në darkë kur të përmbyllen aktivitetet zyrtare, ai Charles dhe Camilla do të kthehen në banesën e tyre katër katëshe.

Nga ky lajm po gëlojnë mediat angleze, ndërkohë që nga ana e Buckingham Palace nuk ka një qëndrim zyrtar. /a.y/noa.al