Transmetuar më 18-09-2017, 13:00

Elçin Sangu, aktorja e serialit “Dashuri me Qira”, Defne ka dhënë intervistë për herë të parë për mediat turke në lidhje me projektin e ri që ka nisur.

“Seriali titullohet ‘Qëndro me mua’, kemi nisur xhirimet por ende nuk i kemi parë të montuara, por shpresoj të kenë dalë mirë”, u shpreh Sangu.

E pyetur sesi është të bashkëpunosh sërish me aktorin me origjinë shqiptare, Baris Arduc, ajo është shprehur se është avantazh i madh që janë sërish përkrah njeri-tjetrit.

“Mendoj se është një avantazh i madh për ne, që jemi sërish përkrah njëri- tjetrit në serialin e ri. Në serialin “Dashuri me Qira”, patëm shumë sukses si Omer dhe Defne. Tani mbetet të shohim, sesi do e presë audienca serialin e ri, kur të shfaqet në muajin nëntor në ekranin turk”, shtoi ajo.

Seriali i ri do të xhirohet brenda pesë javëve, në disa vende të Stambollit si dhe në një ishull të Turqisë Heybeliada. Mësohet se Baris Arduç do të luaj në rolin e Mert, ndërsa Elçin Sangu do të jetë Ada.

Komedia romantike pritet të shfaqet në ekranin turk gjatë muajit nëntor, ndërsa të gjithë fansat e çiftit do kenë mundësinë për t’i parë sërish bashkë aktorët e tyre të preferuar. /b.l/noa.al/