Transmetuar më 18-09-2017, 13:33

Dj Vicky, më në fund është rikthyer në rrjetet sociale pasi gëzoi statusin e tij të ri.

Vicky dhe partnerja e tij Amande, tri ditë më parë u bënë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Alen.

Një nga bashkëpunëtorët më besnikë të Flori Mumajesit dhe studios Threedots, e ka ndarë sot emocionin edhe me miqtë virtualë.

Përmes një fotoje të postuar në Instagramin e tij, Vicky falënderon të gjithë fansat për urimet, ndërsa në një postim tjetër në Instastory, Dj ka postuar një foto nga dhoma e vogëlushit të sapolindur bashkë me një bllok që mban emrin e tij.

Djali i Dj Vicky-t erdhi në jetë në 15 shtator dhe pikërisht po atë ditë, Vicky festonte edhe ditëlindjen e tij.  

Kjo ka qenë dhurata më e bukur që ai mund të ketë marrë ndonjëherë për ditëlindje. Dhe duke filluar nga viti i ardhshëm, ai dhe i biri do ta kenë festën gjithmonë bashkë. /b.l/noa.al/