Transmetuar më 18-09-2017, 13:40

Pak pasi kryetari i Partisë Demokratike bëri publike tre kushtet e opozitës për reformën zgjedhore, Partia Socialiste ka shprehur sot vullnet për bashkëpunim.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se forca politike që ai përfaqëson është e gatshme për bashkëpunim, jo vetëm me PD-në por edhe me LSI-në.

“Ne jemi të gatshëm në sancën më të parë të ngrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore për të adresuar çështjet e lëna pezull e të paadresuara nga raportet e OSBE/ ODIHR. Menjëherë sa po të nisë puna të gjitha çështjet që ka adresuar zoti Basha janë pjesë e shqyrtimit", ka thënë Balla.

Ai shtoi se "oferta e Edi Ramës për tryezë me opozitën është ende gati".

Si për t’i kthyer përgjigje Bashës, Balla deklaroi se për një reformë kaq të rëndësishme nuk mund të ketë kushte. /k.k/noa.al/