Transmetuar më 18-09-2017, 14:10
Si gjithmonë, Shakira është shfaqur shumë tërheqëse në videon e xhiruar me këngëtarin Nicky.
E veshur me të kuqe apo me një bikini të artë, sensualiteti i këngëtares kolumbiane nuk ka munguar kurrë, pavarësisht se ajo është tashmë mama e dy fëmijëve.
Atëherë, gjithçka mirë si gjithmonë? Në fakt ditët e fundit mediat ndërkombëtare folën për ndarje mes këngëtares dhe futbollistit Gerard Pique.
Por futbollisti i Barcelonës iu ka dhënë fund thashethemeve duke publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet Shakira me dy djemtë buzë lumit me dy djemtë.
“#familytime”, shkruan futbollisti ndërsa bashkon edhe këngëtaren kolumbiane, ku Shakira shihet e përqafuar me dy djemtë, Milan dhe Sasha. /b.l/noa.al/