Transmetuar më 18-09-2017, 14:34

Një vajzë e re 20 vjeçare është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë e quajtur nerkolepsi- katapleksi”, e cila të vë në gjumë pas orgazmës apo të qeshurës me dënesë.

Jessica Southall, nga Nottingham e cila vuan nga kjo sëmundje prej 4 vitesh tregon se sa herë që ajo përjeton një emocion të fortë, muskujt e saj relaksohen dhe ajo duket sikur ka rënë në gjumë.

Për mediat, Jessica shprehet se fillimisht e kishte shumë të vështirë përballjen me këtë gjendje, sidomos me partnerin e saj, Junior Santiago, në fillim të lidhjes së tyre.

“Dukej sikur do të bija për të fjetur, menjëherë pas marrëdhënies me të dhe kjo ishte e sikletshme. Unë vetëm duhej t’i shpjegoja atij se kjo do të ndodhë vetëm kur unë përjetoj emocione të forta. Por kjo nuk është ideale”, shprehet ajo.

Jessica përjetoi episodin e saj të parë të katapleksisë kur ishte 16 vjeç dhe tani fle deri në 13 orë në ditë.

Çrregullimi afatgjatë do të thotë që truri nuk është në gjendje të rregullojë normalisht modelet e gjumit dhe të zgjimit dhe e lë Jessican të ndihet e lodhur.

Por kur Jessica ka një gjendje të tillë, thotë se është ende ‘tërësisht e zgjuar’, pavarësisht nga ajo që duket ndryshe. “Plotësisht jam e zgjuar, mund të dëgjoj gjithçka, por nuk mund të flas dhe lëviz”.

Ky lloj çrregullimi e preku Jessican edhe gjatë kohës që ajo solli në jetë vajzën e saj, tani një vjeç Briella. /b.l/noa.al/