Transmetuar më 18-09-2017, 15:23

Europarlamentari dhe raportues në PE për Shqipërinë Knut Fleckenstein ka mbërritur në një vizitë zyrtare në vend, në kuadër të një tryeze diskutimi lidhur me Procesin e Berlinit.  Por gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Fleckenstein është takuar fillimisht me Presidentin Ilir Meta.

Kreu i Shtetit theksoi nevojën për avancimin e reformave gjithëpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

“Avancimi i reformave gjithëpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces”, u shpreh Meta.

Presidenti Meta u ndal  te rëndësia qe ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.  

Më pas, eurodeputetit është takuar me Kryetarin e Kuvendin Gramoz Ruci dhe Kreun e Grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të çelur negociatat Fleckenstein ishte i qartë në përgjigjen e tij. “Duhet të vazhdojnë siç kanë punuar vitet e fundit”, tha ai.

Në axhendë, eurodeputetit ka të parashikuar dhe një takim me kreun e PD, Lulzim Basha dhe atë të LSI, Monika Kryemadhi. /b.l/noa.al/