Transmetuar më 18-09-2017, 15:37

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaron se koha e tangove PS-PD lidhur me reformën zgjedhore u ka ardhur fundi.

Në një prononcim për median pas mbledhjes së grupit parlamentar nga selia e LSI-së Vasili u shpreh skeptik.

“Shpresojmë të jetë nismë e sinqertë. Të shohim çfarë do hedhë në tryezë. Koha e tangove PS-PD lidhur me reformën zgjedhore u ka ardhur fundi. Duhet një reformë e thellë që ti japë përgjigje plagëve”, tha Vasili.

Më tej Vasili u shpreh se LSI do jetë pjesë aktive, por do e pranojë nëse do ketë hapa konkret dhe jo deklarata të kota.

“Do jemi pjesë aktive e këtij komisioni. Jemi të interesuar për një reformë që mungon prej 26 vitesh, por  duhet të merren modelet dhe ekspertiza ndërkombëtare.

Të shohim çfarë do hedhin mbi tryezë. Nëse do kemi zgjedhje të qetë dhe jo nën diktatin e armëve dhe bandave. Sa më parë të fillojë reforma zgjedhore, do jemi pjesë aktive e saj”, tha Vasili. /b.l/noa.al/