Transmetuar më 18-09-2017, 16:22

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte pothuajse i vetmi nga politikanët që nuk kishte komunikim në rrjetet sociale, as në Facebook, Twitter apo Instagram.

Por mesa duket nuk ka rezistuar dot dhe shkas për këtë është bërë synimi për të pasur sa më shumë ndërveprim me qytetarët si dhe sinjalizime të mundshme prej tyre për shkak të nisjes së pritshme të vettingut në radhët e Policisë.

Ministri Xhafaj ka njoftuar përmes një postimi të tij se po nisin një punë frytdhënëse në zbatim të ligjit dhe shërbim të qytetarëve, duke mos harruar falënderimin.

"Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.

Po nisim një punë frytdhënëse në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve", shkruan Xhafaj në Twitter. /b.l/noa.al/