Transmetuar më 18-09-2017, 18:06

Pas dasmave të shumëpërfolura, çifti Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku lanë Shqipërinë për të udhëtuar drejt ishujve Maldive për të nisur më në fund muajin e tyre të mjaltit.

Dyshja qëndroi për gati 6 ditë në resortin "Four Seasons" dhe tashmë mësohet se ata janë larguar nga ishulli tropikal drejt një tjetër destinacioni luksoz.

Bëhet fjalë për Dubain dhe konkretisht për një tjetër resort të falshëm në të gjithë botën, siç është "Fairmont the Palm".

Mësohet se çifti do të qëndrojë aty në ditët në vazhdim dhe pritet të rikthehen para datës 23 shtator, duke qenë se Xhensila rinis aktivitetin e saj me koncerte.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë madhështore më 1 shtator e cila u mbajt në Pallatin e Brigadave. /b.l/noa.al/