Transmetuar më 18-09-2017, 18:36

Një vajzë e re ka bërë më shumë se 200 operacione që të ngjajë si një kukull. Pixee Fox, 27 vjeçe nga Karolina e Veriut ka shpenzuar më shumë se 500 mijë paund për operacionet plastike.

Në ndërhyrjet e saj përfshihet zvogëlimi i mjekrës, heqja e gjashtë brinjëve, ndryshimi i ngjyrës së syve, rritja e gjoksit në 4 numra, zmadhimi i buzëve dhe të pasmeve.

Ajo shpreson që të bëjë një film serial e komik, duke interpretuar si protagoniste në luftës kundër krimit.

Pixee u shfaq në emisionin e një televizioni, për të mbështetur obsesionin e saj ndaj kirurgjisë, duke pretenduar se fillimisht kishte qenë kundër, derisa ajo krijoi një “pasion” dhe zgjodhi të bëhej pioniere në këtë fushë.

“Unë jam një pioniere dhe po e shtyj industrinë e bukurisë që të ecë përpara”, tha ajo.

Pixee, e cila është me origjinë nga Stokholmi pranë, Suedisë, ka qenë gjithmonë e fiksuar pas personazheve vizatimorë si Jessica Rabbit dhe Aurora nga Sleeping Beauty. Ajo thotë se format e tyre dhe raporti i belit me gjoksin përfaqësojnë trupin ideal femëror. /b.l/noa.al/