Transmetuar më 18-09-2017, 19:15

Disa e përdorin rrjetin social Facebook për të mbajtur kontakte me njerëz të largët dhe të tjerë si mjet pune për të promovuar punët e tyre.

Një studim i ri i publikuar në International Journal of Virtual Communities and Social Netëorking, i ndan përdoruesit e Facebook në katër tipe.

1. Formuesit e lidhjeve

Ky grup njerëzish e shohin Facebook njësoj si përdorej më parë posta apo telefonat fiks, për të forcuar marrëdhëniet ekzistuese me miqtë dhe familjen.

2. Blerësit e dritareve

Këta janë vetëstilistë apo gazetarë profesionistë, aktivistë dhe organizues eventesh, që Facebook e shohin kryesisht si mjet pune.

Ndryshe nga formuesit e lidhjeve, bota e tyre virtuale nuk përzihet me atë reale.

Ata shpërndajnë informacione që janë të detyruar ta ndajnë me një numër të madhe njerëzish por nuk kërkojnë vëmendje.

3. Selfie

Ky është grupi me të cilin jemi familjarë të gjithë. Kjo kategori e përdorin Facebook për të formuar lidhje, duke postuar foto, video, përditësime postimesh, por kryesisht kërkojnë vëmendjen ndaj vetes thotë studimi, raporton “bw”. Ata i japin vetes energji dhe vlerë nëpërmjet pëlqimeve apo komenteve. /b.l/noaa.l/