Transmetuar më 18-09-2017, 19:24

Me fillimin e punës së qeverisë së re, kanë filluar edhe ndryshimet e para në kabinetin qeveritar.

Zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko është liruar nga detyra ditën e sotme.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë që Marko u akuzua pak kohë më parë se kishte përgjuar Saimir Tahirin, gjatë kohës që ky i fundit mbante detyrën e Ministrit të Brendshëm.