Transmetuar më 19-09-2017, 07:29

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka treguar prapaskenat përpara se të pranonte postin e ministrit të Brendshëm.

Në studion e ‘Tonigh Ilva Tare’ mbrëmjen e së hënës, Xhafaj rrëfeu paktin me bashkëshorten e tij dhe çfarë do ti thoshte Kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga intervista

Ishte vendimi vështirë për të pranuar ministri i Brendshëm?

Po më dëgjon bashkëshortja tani dhe… Shumë i vështirë.

S’dua të krijoj probleme me familjen…

Kishim bërë një pakt që unë do ta mbyllja këtu, pas reformës në drejtësi dhe ky mund të ishte mandati i fundit për ta mbyllur.

Keni shkelur paktin e bashkëshorten?

Fillimisht ishte debati i parë në mars, ishte debat i vështirë. Edhe për mua ishte shumë i vështirë. Pastaj ishte një diskutim i gjatë dhe përgjithësisht nuk ka qenë dakord as ajo as fëmijët, por pati një reflektim nga ana ime. Do them edhe një gjë që, ka pasur disa ditë që përgatitesha të shkoja tek kryeministri dhe ti thoja: Faleminderit, por deri këtu e kishim. Pastaj erdhën këto sulmet dhe nga ai fshat që jam unë sa më shumë të qëllojnë aq më shumë drejtohesh. Gjithë ai presion bëri bëri efektin e kundërt.