Transmetuar më 19-09-2017, 08:24

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë duke publikuar pamje nga ndërhyrjet në rehabilitimin e Librazhdit.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga rilindja urbane në Librazhd ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri në Facebook.

Por kaq ka mjaftuar që qytetarët të lëshohen në komente pafund kundër tij.

“Janë me qindra segmente rrugësh në gjendje katastrofale, postojini edhe ato”, shkruan një qytetar.

Një tjetër vijon, “Po si nuk publikove diçka nga rilindja e portofolit apo nuk ekzistojnë foto të tilla?”

“Po këto të mirat i nxjerr ti zoti Kryeministër, po ato rrugët rurale i bën një kalimëshe që të ketë aksidente dhe pastaj thoni si ka mundësi për gjithë këto aksidente”, shkruan një tjetër komentues. /a.y/noa.al