Transmetuar më 19-09-2017, 08:42

Një asistent produksioni i kompanisë ‘Netflix’, i cili po gjente vende për të xhiruar seritë e reja të filmit “Narcos”, u vra në Temascalapa, të Meksikës.

Carlos Munoz Portal, 37 vjeç, u vra këtë të shtunë, në një zonë jo shumë të banuar, teksa po shkrepte fotografi për produksionin.

Sipas prokurorisë, dyshohet se vrasësit kanë menduar se po mblidhte informacione për zonën. Trupi i bërë copash nga të shtënat me armë, u gjet në një rrugë të komunës së Temascalapa, brenda bagazhit të makinës së tij, shkruan noa.al.

Dyshohet se trafikantët e kanë ndjekur makinën e tij, duke e menduar si të infiltruar dhe më pas e kanë ekzekutuar.

Munoz punonte prej shumë vitesh në industrinë kinematografike duke bashkëpunuar me filma të suksesshëm si Apocalypto të Mel Gibson dhe Fast & Furious.

Seritë televizive amerikane ‘Narcos’, i dedikohen karteleve të drogës. /a.y/noa.al