Transmetuar më 19-09-2017, 09:11

Spanja ka urdhëruar ambasadorin e Koresë së Veriut në Madrid që të largohet nga vendi.

Ai duhet të lërë Spanjën brenda datës 30 shtator, pasi është deklaruar person “non grata”.

Masa ndaj tij vjen si reagim ndaj testeve të fundit nukleare dhe balistike nga ana e Koresë së Veriut.

Ky lajm u bë me dije nga ministria e jashtme spanjolle, nëpërmjet një deklarate.

Koreja e Veriut ka shtuar kohëve të fundit testet e raketave nukleare, duke u shndërruar në një rrezik të vërtetë.

Këshilli i Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është mbledhur disa herë për të vendosur sanksione ndaj këtij shteti, si kundër përgjigje ndaj këtyre veprimeve. /a.y/noa.al