Transmetuar më 19-09-2017, 11:24

Këngëtarja Aurela Gaçe po përjeton periudhën më të lumtur në jetën e saj, ajo po shijon rritjen e dy vajzave të saj.

Mëngjesin e sotëm Aurela ka publikuar një fotografi që thotë shumë të dy vajzave të saj, ku e madhja puth të voglën.

“Mirëmengjes me dashuri motrash”, shkruan Aurela në fotografinë e publikuar në Facebook.

Edhe sot Aurela nuk e ka treguar fytyrën e vajzës së vogël, e cila duket se tashmë po mëson të ecë, pasi shihet e futur në rrethore.

Ndërkohë vajzën e madhe Grace, e ka prezantuar shpesh herë në rrjetet sociale, e cila duket se ka marrë shumë nga natyra e së ëmës. /a.y/noa.al