Transmetuar më 19-09-2017, 12:00

Të gjitha herët kur duhej të përballej me kimioterapi, vishte një fustan si të Hirushes. Ai i cili më pas u bë simboli i fitores së saj në luftën kundër kancerit.

Është kjo historia e Katy, e cila dhjetë vite më parë, u diagnostikua me kancer.

Ajo vendosi të vrapojë në Great North Run, në Angli më 10 shtator, në kuadër të nismës ‘TeamTeeenageCancer’, duke veshur fustanin e princeshës, si shenjë mbështetje ndaj gjithë të prekurve me kancer.

Katy ishte 4 vjeçe, kur u diagnostikua me kancer, ndërsa tashmë është 17 vjeçe.

Ajo ju nënshtrua kimioterapive për dhjetë muaj duke arritur të shërohet, ndonëse nuk e ka njërën veshkë.

Të gjitha herët kur duhej të përballej me trajtimin, vogëlushja i kërkonte nënës që të vishte fustanin e saj të preferuar, atë të Hirushes.

Veshja e saj në maratonë ishte mesazh shprese për gjithë ata që luftojnë kundër tumorit, për ti inkurajuar që ta përballojnë trajtimin me buzëqeshje.

“Unë dhe im atë vendosëm të vrapojmë në maratonë për të mbledhur fonde në ndihmë të të prekurve nga kanceri”, tha e reja. /a.y/noa.al