Transmetuar më 19-09-2017, 12:51

Ndoshta mund të duket si një histori e denjë për skenarë filmash, por në fakt është e vërtetë. Një kanibal është qëlluar për vdekje nga policia pasi u gjet duke ngrënë një grua.

Ai është identifikuar me emrin Aphiëe Mapekula, dhe u vra pas paralajmërimeve të policisë për të ndaluar së ngrëni gruan Thembisa Masumpa.

Policia hapi zjarr ndaj 23-vjeçari kur filloi të sulmojë me thikë  dhe mori plagë në krah, këmbë dhe stomak jashtë shtëpisë së tij në malin Frere, Afrikë e Jugut.

Aphiëe u dërgua në spital, ku thuhet se ka sulmuar një mjeke, dhe ai vdiq 3 ditë më vonë.

Zyrtarët raportojnë se ai fillimisht i ka prerë fytin Thembisas dhe më pas kokën ia ka hedhur në mal.

Ka qenë nëna e tij, e cila sapo ka parë atë që po ndodhte ka njoftuar policinë për ngjarjen e tmerrshme. /k.k/noa.al/