Transmetuar më 19-09-2017, 13:12

Një vdekje tragjike për një djalë të mitur 14 vjeç, pas një hemorragjie të rëndë që pësoi.

Reynald Delia Reyes, një djalë filipinas me banim në Balasan, në provincën e Iloilo, humbi jetën në moshën 14-vjeçare më 1shtator për shkak të një hemorragjie të brendshme si pasojë e dhunës së egër seksuale të pësuar.

I riu siç raporton shtypi vendas, ishte së bashku me disa shokë, kur një burrë nëpërmjet mashtrimit, i kërkoi që ta ndiqte drejt një zone të errët, ku abuzoi me të.

Burri i kishte futur një shkop në të pasme, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, çka çuan në vdekjen e adoleshentit.

I dyshuari një burrë rreth 40 vjeç, u arratis pas ngjarjes, duke e lënë të riun të gjakosur përtokë.

Kufoma e tij u gjet nga autoritetet, pasi shokët e denoncuan të zhdukur, duke parë që nuk po kthehej më.

Raden Gonzales përfundoi në pranga gjatë javës që lamë pas, në sajë të sinjalizimit të të rinjve që ishin me 14-vjeçarin mbrëmjen që u zhduk. Ai u justifikua duke thënë se nuk mbante mend asgjë pasi ishte nën efektin e lëndëve narkotike. /a.y/noa.al