Transmetuar më 19-09-2017, 13:19

Pas tmerrit që përjetuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas uraganit Irma, sot qytetarët po përballen me dëme të mëdha.

Uragani shkatërroi më shumë se 25 për qind e shtëpive në Florida të cilat u rrafshuan tërësisht.

Por, aty ku ka një katastrofë të fuqishme natyrore, ekziston edhe një komunitet i fuqishëm, i cili do të punojë për të rindërtuar dhe për ta kthyer në jetë tokën e shkatërruar nga stuhia e tmerrshme.

Pra, ka ende shpresë.

Ky uragan u konsiderua si më katastrofiku që nga viti 2007, dhe këto fotografi kanë sjellë pikërisht disa prej momenteve më të këqija që la pas Irma. /b.l/noa.al/