Transmetuar më 19-09-2017, 13:34

Nata e mbrëmshme në “Dance With Me” përveç energjisë së përcjellë përmes kërcimeve ka qenë e mbushur edhe me tension.

Ai që ndezi debatin ishte Robert Aliaj, i cili pas performancës së Albit dhe Anaisit, kërkoi një oturak.

Aliaj u shpreh troç se arti shqiptar ka degraduar shumë. Madje aq shumë saqë sa herë shikon kërcimet e “Dance With Me”, i duhet një oturak.

Ajo që replikoi me Aliajn pas deklaratës së tij, ishte Linda Rei  e cila e thumboi anëtarin e jurisë duke thënë: perosnave të moshuar në fakt ju duhet një oturak.

Roberti u ndje i ofenduar dhe ia ktheu me të njëtën monedhë: “Kur të shikoj ty më duhet ai oturak”, u shpreh Roberti, “Kur shikoj njerëz që operohen si ti, bëhem për oturak.”

Kaq mjaftoi që debati mes tyre të dilte jashtë kontrollit dhe u pa e nevojshme ndërhyrja e Alketës. /b.l/noa.al/