Transmetuar më 19-09-2017, 13:37

Një ngjarje si nëpër filma është shënuar vetëm dy ditë më parë pranë një karburanti në Fushë – Bulqizë.

Teksa një i ri kalon rrugën dhe tenton të kthehet sërish pas me motorin e tij, në një moment vjen një makinë e cila e merr përpara dhe e fluturon në ajër.

Në pamjet e siguruara nga JOQ mund të shihen momentet tmerruese, ku pasi ka fluturuar të riun, makina përplaset me karburantin.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka pasur pasoja të rënda. Personat e përfshirë në të kanë marrë vetëm lëndime dhe për fat të mirë është shmangur dhe tragjedia.