Transmetuar më 19-09-2017, 13:50

Është bërë i super-kërkuar në të gjithë Lindjen e Mesme, jo vetëm për këshillat e tij të vlefshme, por para së gjithash edhe për luftën kundër ngacmimeve seksuale ndaj grave.

Ylli i ri, quhet Mina Samir, polic në Kajro, i cili ka pasion sportin e “body buidling”-ut.

Agjenti muskuloz e kishte nisur “karrierën e tij sociale” duke publikuar në “Facebook” këshilla për fitnesin dhe ushqimin. Më pas  privatisht ka nisur të marrë kërkesa ndihme për rastet e dhunës dhe nuk është tërhequr prapa.

Samir tha se lufta e tij kundër ngacmimeve filloi kur një grua i kërkoi ndihmë atij për këshilla se si të përballonte shantazhin nga i dashuri i saj duke përdorur fotot e saj private.

"Unë i thashë asaj se çfarë duhet të bëj dhe çfarë hapash duhet të ndërmarri. Gradualisht fillova të marr mesazhe të ngjashme çdo ditë", tha oficeri.

Ai tha se zakonisht i këshillon gratë se si të merren me një shantazh në internet, duke përfshirë se si t’i raportojnë ato, dhe gjithashtu të flasin me familjet e tyre nëse kanë nevojë për mbështetje.

Ai gjithashtu publikon këshilla për ndjekëset femra se si të shmangin kërcënimet kibernetike dhe si të zbulojnë grupe të dëmshme në Facebook që përpiqen t’i mashtrojnë ato. /b.l/noa.al/