Transmetuar më 19-09-2017, 14:04

Kënga “Lonely Together” bëri bashkë dy emra të mëdhenj të industrisë së muzikës si këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Orën dhe Dj suedez, Avicii.

Kënga e tyre nuk kishte shumë që ishte publikuar në versionin audio dhe shumë shpejt u pozicionua në vendet e para në listat muzikore.

Ajo la pas hitin e Taylor Swift “Look what you made me do” apo dhe shumë hite të tjera.

Videoklipi vetëm në një orë pas publikimit shënoi sukses duke qenë në vendin e 26 në YouTube Trending dhe kaloi shifrën e 100.000.

Por prisni, ju do mahniteni nga videoklipi i kësaj kënge dhe tani erdhi koha ta shihni. /b.l/noa.al/