Transmetuar më 19-09-2017, 16:27

Çiklisti britanik, Mark Beaumont shkroi emrin në Librin e Rekordeve Guinness pasi e përfundoi më shpejt udhëtimin e tij rreth botës me biçikletë nga sa parashikoi.

Beuamont bëri të ditur se do të bënte këtë udhëtim për 80 ditë, por në fakt e mbylli 1 ditë e gjysmë më shpejt.

Beaumond përshkoi 29 mijë km duke kaluar nga Europa Lindore në Mongoli e Kinë, nga Australia në Zelandën e Re, nga Amerika Veriore sërish në Europë për të mbyllur rrugëtimin e tij me itinerarin Lisbonë-Paris, nga aty ku dhe e nisi.

Beaumont zgjohej çdo ditë në 03:30 të mëngjesit për të udhëtuar për rreth 18 orë me biçikletë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Mark Beaumont e ndërmori këtë iniciativë. Të njëjtën tentativë ai e bëri edhe në 2008 duke i rënë botës përqark me biçikletë për 194 ditë. /b.l/noa.al/