Transmetuar më 19-09-2017, 16:44

Pasi njoftoi anulimin e turneut të parashikuar për t’u mbajtur në Rio, Lady Gaga ka njoftuar anulimin e të gjithë turneve të saj muzikorë në Europë.

Këngëtarja amerikane postoi në rrjetet sociale një letër drejtuar fansave të saj të shumtë, ku i lajmëronte për anulimin e turneut muzikor për shkak të përkeqësimit të shëndetit të saj të shkaktuara nga sëmundja e quajtur fibromylagia.

“Unë kam qenë gjithmonë e hapur për të folur për sfidat e mia fizike dhe mendore. Prej vitesh në përpjekje për të fituar ndaj tyre. Është e ndërlikuar dhe e vështirë për t’ju shpjeguar, dhe po përpiqemi të kuptojmë”, shkruan Lady Gaga.

Gaga është shtruar në spital pas komplikacioneve me shëndetin. Këngëtarja anuloi fillimisht koncertin e 15 shtatorit në Brazil, "Rock në Rio", për shkak të dhimbjeve të mëdha në trup që nuk e lehjonin të performonte.

Ishte vet ylli i popit ajo që njoftoi në Twitter fansat për gjendjen e saj. Fansat kanë qenë gati për të takuar idhullin e tyre jashtë hotelit në Rio ku kanë vënë re se Lady Gaga ka dalë me anë të makinave të urgjencës dhe qante ndërkohë që shihte fansat.

Lady Gaga vuan nga sëmundja që quhet Fibromylagia, e cila ka të bëjë me një dhembje shumë të fortë të muskujve të të gjithë trupit. /b.l/noa.al/