Transmetuar më 19-09-2017, 18:18

Komentet, shakatë dhe ngacmimet mes dy ish-kolegëve të “Portokallisë” Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit janë të zakonshme mes tyre në rrjete sociale.

Dy aktorët e humorit, nuk ia kursejnë ndonjë batutë njëri-tjetrit të lënë me koment, por kësaj here çdo gjë mesa duket u tha “troç”.

Edhe pse këto ditë po shijon muajin e mjaltit, Besi vazhdon me ndonjë postim tek tuk nga fotot e dasmës.

Këtë herë në një foto të publikuar nga Besi nga seti fotografik i dasmës Ermali ka shkruar: “Sa i miiiir. Vdektë Olti Curri për ty”.

Por Bes Kallaku nuk është përmbajtur dhe ja ka kthyer menjëherë duke shkruar: “kështu vazhdo, je i paarritshëm, akoma nuk e kam gjet zarfin tënd nga dasma… hahahaha”, ka përfunduar aktori. 

Ndërkohë, blogeri Olti Curri ende nuk ka reaguar pas përmendjes së tij nga Ermal Mamaqi. /b.l/noa.al/