Transmetuar më 19-09-2017, 18:31

Spitalet e vendit shpesh herë na janë dukur dhe si qendra tregtare, ka lokale dhe dyqane apo dhe tregtarë ambulantë.

Po pas 3 muaj situata mund të jetë më ndryshe. 100 ditë afat për lirimin e hapësirave të zëna nga gjithë tregtarët nëpër spitalet dhe qendrat shëndetësore në vend.

Ky është urdhri i parë i Ministrisë së Shëndetësisë në qeverinë Rama 2. Ministrja Oligerta Manastirliu njoftoi se modeli i QSUT duhet të ndiqet nga të gjitha spitalet në vend.

“Do nisim aksion në mbarë Shqipërinë me IKMT jo më pushtim i spitaleve,” tha Manastirliu. 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli gjithashtu hapjen e konkursit publik për përzgjedhjen e 17 drejtuesve të rinj të spitaleve universitare dhe rajonale, me të cilët do të vihet në zbatim plani i veprimit për transformimin e kujdesit shëndetësor.

Drejtuesit pritet të vendosen brenda 35 ditëve. /b.l/noa.al/