Transmetuar më 19-09-2017, 19:30

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se nuk do të ketë më një projektligj për mbetjet dhe as për dekoratat ndaj figurave të kombit.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Balla thotës se Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterues.

Pra ndryshe nga më parë kur maxhoranca miratoi ligjin për importin e plehrave, por ish-Presidenti Bujar Nishani e ktheu për rishqyrtim, kreu i grupit të PS shkruan se vendimi do të merret me popullin.

Ky reagim erdhi pas reagimit të ashpër të shoqatave pro-mjedisit.

“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterues, bazuar në argumente jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, shkruan Balla. /b.l/noa.al/