Transmetuar më 20-09-2017, 00:33

Emiri i Shtetit të Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, në fillim të fjalës së tij të Martën para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, përmendi tragjedinë e Pakicës Rohingya, dhe i bëri thirrje qeverisë në Mianmar të marrë përgjegjësinë e saj morale dhe ligjore për të ndaluar dhunën ndaj fëmijëve të këtij minoriteti, kthimin e të dëbuarve në shtëpitë e tyre dhe parandalimin e diskriminimit kundër tyre.

Emiri theksoi se Katari lufton fuqishëm terrorizmin dhe se komuniteti ndërkombëtar është dëshmitar për këtë, ndërsa tha se ndalimi i terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm realizohet duke trajtuar rrënjët shoqërore dhe politike të këtij fenomeni.

Sa i përket krizës së Gjirit, ai bëri thirrje për dialog pa kushte me vendet e bllokadës ndaj vendit të tij (Arabia Saudite, Emiratet e Bashuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti) mbi bazën e respektit reciprok ndaj sovranitetit të secilit, dhe tha se populli e Katarit qëndroi me dinjitet e krenari përballë bllokadës së imponuar mbi të dhe refuzoi diktatin e vendeve të bllokadës.

"Unë qëndroj këtu, ndërkohë që vendi dhe populli im i janë nënshtruar një bllokade të padrejtë e të vazhdueshme që përfshin të gjitha sferat e jetës, të imponuar që nga 5 Qershori i kaluar nga vendet fqinje. Shtetet që imponuan embargon e padrejtë mbi ne ndërhynë në punët tona të brendshme dhe u përpoqën të na destabilizojnë me anë të presionit mbi popullatën civile me (bllokim) ushqimin, mjekësisë dhe shkëputjeve të lidhjeve familjare mes qytetarëve të vendeve tona”, tha Sheik Tamim Al Thani duke e konsideruar këtë veprim si një përkufizimet e terrorizmit.

"Ka vende që i lejojnë vetes jo vetëm të sulmojnë një vend fqinj, por besojnë se posedimi i parave i kualifikon ato të ushtrojnë presion dhe shantazh të mbi vendet e tjera. Shumë shtete u befasuan nga kjo bllokadë ndaj nesh dhe nga motivet e saj. Ne refuzuam t’i bindemi diktatit të presionit dhe bllokadës, populli ynë nuk e pranoi këtë diktat. Këto vende duhet të mbahen përgjegjëse në nivel ndërkombëtar për atë që kanë bërë," shtoi ai.

Emiri i Katarit tha se vendet e bllokadës nuk ndërhynë vetëm në punët e brendshme të vendit të tij, por edhe në çështjet e brendshme të shumë vendeve të tjera që të mbanin anën e tyre kundër Katarit.

Ai rinovoi thirrjen për "dialog të pakushtëzuar bazuar në respektin reciprok për sovranitetin e gjithësecilit" dhe vlerësoi ndërmjetësimin e Kuvajtit për të zgjidhur krizën.

Në lidhje me çështjen palestineze, Sheikh Tamim apeloi që "vëllezërit palestinezë të realiojnë pajtimin mes tyre dhe të bashkojnë qëndrimet", duke shtuar se Izraeli mbetet një pengesë për arritjen e një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, dhe vazhdon të ketë një qasje të papajtueshme dhe të krijojë fakte në terren".

Rreth çështjes siriane, ai tha se "bashkësia ndërkombëtare ende nuk është në gjendje të gjejë një zgjidhje që respekton lirinë e popullit sirian dhe i jep fund luftës atje".

Emiri i Katarit shprehu mbështetjen e plotë të vendit të tij për zgjidhjen e situatës politike, vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Irak, Libi dhe Jemen duke respektuar tërësinë territoriale dhe sovranitetin e këtyre vendeve.

Ai theksoi se "Shtetet e mëdha nuk duhet të marrin rolin e spektatorit rreth konflikteve në bote", duke shtuar se "ka ardhur koha të imponohet dialogu si mjet për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare".

Në fund të fjalës së tij, Emiri i Katarit siguroi se vendi i tij do të vazhdojë të kontribuojë me të gjitha format për t’iu përgjigjur nevojave humanitare në rritje në botë dhe se nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të promovuar rolin e Kombeve të Bashkuara.