Transmetuar më 20-09-2017, 00:56

Shkon në 60 numri i njerëzve kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë që goditi sot Meksikën jugore, duke shkaktuar dëme serioze në ndërtesat e kryeqytetit të vendit.

Tërmeti ndodhi rreth 5 km në juglindje të Atencingo në shtetin e Puebla në një thellësi prej 51 km.

Guvernatori i Puebla Tony Galil shkroi në Twitter se disa ndërtesa në qytetin e Cholulës ishin dëmtuar, duke përfshirë kishat, të cilat u shembën.

Disa ndërtesa në Mexico City u shembën gjithashtu, duke zënë në grackë njerëzit brenda. Një pjesë e kryeqytetit mbeti pa energji elektrike.

Pjesa më e madhe Mexico City është ndërtuar mbi ish-shtratin e liqenit dhe toka është e njohur për lëkundjet e tërmetit.

Vetëm dy orë e 15 minuta para tërmetit të së martës, ndërtesat në të gjithë qytetin zhvilluan një stërvitje praktike të evakuimit në përvjetorin e tërmetit të vitit 1985./a.k/noa.al/