Transmetuar më 20-09-2017, 07:30

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë të shkallës rihter goditi shtetin e Meksikës ditën e djeshme, duke përfshirë qytetin e Meksiko dhe të Puebla.

Bilanci i viktimave është mbi 200 vetë.

Në kryeqytet u rrëzuan dhjetëra ndërtesa, ku mes viktimave ka dhe fëmijë, ndërkohë shumë persona të tjerë janë të bllokuar. Mijëra persona dolën në rrugë të terrorizuar.

Epiqendra e tretit u lokalizua pak kilometra larg Chiautla de Tapia, në Puebla, në 50 kilometër thellësi.

Lagjet e banuara të shtresës së mesme shoqërore janë ndër më të goditurat. Ndërkohë autoritetet kanë ndërprerë mësimet në shkollë.

Lëvizjet ajrore drejt aeroportit ndërkombëtar të qytetit të Meksikës, u bllokua pas tërmetit. /a.y/noa.al