Transmetuar më 20-09-2017, 11:00

Nuk ka fund lënda narkotike e sekuestruar në operacionet e përbashkëta mes policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Operacioni i fundit ku u sekuestrua 1 ton lëndë narkotike, i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, nisi me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë të Fierit, ku u angazhua Policia Kufitare dhe e Delta Force.

Midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës u bllokua një velierë me emrin “Nano Nini” me flamur italian me dy persona në bord, një italian dhe një shqiptar.

Skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det, ndërkohë që policia po rikuperon pakot e hedhura në deti.

Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e policisë, me peshë rreth 1 ton.

Ndërkohë skafistët janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Operacioni është në vazhdimësi, ndësa hollësi të tjera do të dalin në vijim.

Në operacionin antidrogë u përfshi Roja Bregdetare, Guardia di Finanza, Drejtoria e Policisë Vlorë, Drejtoria e Policisë Fier e FNSH Fier. /a.y/noa.al