Transmetuar më 20-09-2017, 11:30

Një shërbim i cili mundësonte marrjen me qera të kukullave të seksit, u ndërpre pas vetëm një jave nga vënia në jetë e tij.

Bëhet fjalë për shërbim të aplikuar në Kinë, ku autoritetet lokale vendosën bllokimin, duke e akuzuar kompaninë se ndikon keq në shoqëri.

Nga ana e saj kompania tha se donte që tu krijonte kushtet edhe atyre që nuk kishin mundësi të blinin një kukull seksi, që ta provonin kënaqësinë të paktën për një natë.

Kostoja e qerasë është 298 yuan ose rreth 38 euro nata.

Mes pesë modeleve për të zgjedhur ishte wonder woman, shtëpiakja koreane dhe infermierja seksi. /a.y/noa.al