Transmetuar më 20-09-2017, 14:51

Jeni llupës? Ngrënia në mënyrë të pakontrolluar jo vetëm që prish linjat trupore por edhe kujtesën.

Është ky zbulimi i një studimi amerikan i zhvilluar nga universiteti California Meridionale në Los Angeles, i botuar në revistën shkencore “Appetite”.

Studiuesit përfshinë në studim 93 persona me moshë nga 18-65 vjeç, të cilët i nënshtruan përballë pyetësorëve lidhur me raportin që kishin me ushqimin dhe kapacitetin e tyre për të kujtuar të kaluarën.

Rezultoi se ata persona që konsumonin në mënyrë të pakontrolluar, kishin një kujtesë shumë më të dobët në raport me personat që konsumonin në mënyrë të ekuilibruar.

Kështu që bëni mirë të mbani nën kontroll oreksin tuaj dhe mënyrën e konsumit. /a.y/noa.al