Transmetuar më 20-09-2017, 14:59
Publicitet

Vijon ndikimi i vranësirave dhe shirave të përkohshëm në territor deri në mesditë kur shirat zhvendosen kryesisht në zonat malore.

Gjatë pasdites pritet përmirësim gradual i kushteve të motit duke nisur nga bregdeti dhe zona e ulët ku do të ketë vranësira e kthjellime ndërsa me vranësira dhe shira të dobët paraqiten zonat malore.

Mbrëmja por kryesisht nata, sjell stabilizim të atmosferës duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të kalojë në kushtet e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit vijojnë rënien me 2 – 3°C në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që ekstremumet në rang vendi të luhaten në vlerat 6 – 24°C.

Sipas MeteoAlb, era do vijojë mesatare, me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Europa

Vranësira dhe shira të konsiderueshëm vijojnë dominimin e tyre në Juglindje dhe Verilindje të Europës.

Po ashtu, brigjet Perëndimore të kontinentit nga Veriu i Spanjës duke përfshirë Britaninë Jugore dhe deri lart në Norvegji, do të përfshihen nga vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit dominohet nga moti i kthjellët ku më dominante kthjellimet paraqiten në Jugperëndim dhe Qendër të Europës. /b.l/noa.al/

Loading...