Transmetuar më 20-09-2017, 15:30

Një grua e moshuar nga Pogradeci, është denoncuar e zhdukur në polici nga familjarët e saj.

Gjatë ditës së djeshme djali i saj, I.H., 49 vjeç, banues në fshatin Buqezë, ka kallëzuar në polici, se i është larguar nga banesa nëna e tij e moshuar H.H., 87 vjeçe.

Djali i saj tha para uniformave blu se e ëma është zhdukur pa lënë gjurmë.

Pavarësisht kërkimeve tek të afërmit, 87 vjeçarja nuk dihet se ku është, ndërsa shton se ajo që e shqetëson më tepër është fakti se gruaja vuan edhe nga skleroza.

Pas denoncimit të bërë nga djali i të zhdukurës, policia vijon punën për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/