Transmetuar më 20-09-2017, 16:17

Xheni dhe Benardi janë një ndër çiftet të cilët janë pëlqyer menjëherë nga publiku i “Dance With Me”.

Si një çift që kanë një kimi të jashtëzakonshme edhe skenike, dy të rinjtë janë përpjekur ta tregojnë edhe në skenë romancën, pasionin dhe ndjenjën që kanë për njëri-tjetrin.

Pikërisht në emër të dashurisë dhe për dashurinë, Xheni së fundi ka vizatuar edhe një tatuazh në trup.

“You for me, me for you” (ti për mua, unë për ty) shkruhet në parakrahun e Xhenit, një shenjë që tregon edhe më shumë përkushtimin e saj për dashurinë.

“Përgjithmonë”, shkruan ajo sipër kësaj fotoje dhe pas saj, vazhdon të postojë edhe momente të tjera me të dashurin e saj. /b.l/noa.al/