Transmetuar më 20-09-2017, 17:25

Një adoleshent gjeti në rrugë një kuletë, që kishte brenda saj plot 1.500 dollarë, veç dokumenteve të tjera.

Dhe si një njeri i ndershëm, ndryshe nga çdo të bënin shumë të tjerë në vendin e tij, ai ka zbuluar adresën e banimit në një kartë identiteti brenda kuletës dhe ka shkuar menjëherë atje për t’ia kthyer paratë të zotit.

Në videon e postuar më poshtë do të shihni se si djaloshi drejton kuletën nga kamera e sigurisë në vilën e personit që i kishte humbur, duke e lënë atë pranë derës kryesore dhe më pas largohet.

Por i zoti i shtëpisë ka dalë menjëherë jashtë duke e shpërblyer adoleshentin me 150 dollarë. 

Video e publikuar nga media amerikane “ABC News” në rrjetin social “Facebook” ka bërë xhiron e botës. /b.l/noa.al/