Transmetuar më 20-09-2017, 19:00
Publicitet

Historia e këtij futbollisti shqiptar mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Ndonëse ka pasur rastin të luajë në fushë me futbollistë të njohur si Crinstiano Ronaldo, ai ka gjetur një mënyrë alternative për të siguruar jetesën.

Bëhet fjalë për Bledar Lenën, ish-futbollistin e Gramozit, Kukësit etj. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Lena thotë se e ka marrë vetë vendimin për t’i thënë stop futbollit, për shkak të pagesës.

“Kam luajtur në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar, por suksesin më të madh e kam arritur kur u ngjita në Superiore me Gramozin dhe me Kukësin.

Jam aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Real Madrid dhe nuk e harroj, pasi të luash në një ndeshje të atillë të mbushur me yje nuk harrohet asnjëherë. Por, një moment i thashë “stop” futbollit, pasi nuk luhej me plot strese.

Futbollistët me atë rrogë mbahen, ndërkohë që një herë e merrje, një herë tjetër jo. Tani jam berber dhe është një punë që e bëj me dëshirë. Futbollin e kam pasion, por kam një profesion që paguhet më mirë se një futbollist”, thotë ai.