Transmetuar më 20-09-2017, 19:24

Qyteti i Durrësit është tronditur pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Romanat të këtij qyteti.

Trinjakët e moshës 3 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të rënë në shtëpinë e tyre.

Ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar zjarrin në banesë.

Dyshimet e para të policisë lidhen me mendimin se trinjakët mund të kenë qenë duke luajtur me shkrepëse dhe orenditë kanë marrë flakë.

VIDEO:

Inspektorati Shtetëror teknik konfirmon të njëjtën gjë, duke përjashtuar mundësinë që zjarri të ketë lidhje me bombol gazi.

“Nuk ka lidhje me bombol gazi. Kanë qenë të mbyllur në dhomë, dritarja ka qenë me hekura duke lozur me shkrepëse dyshohet se ka ndodhur aksidenti”, – deklaroi ISHT.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. /b.l/noa.al/

Në fotot e publikuara nga portali DurrësLajm shikoni pamje nga vendngjarja