Transmetuar më 20-09-2017, 19:45

Është shtyrë sërish procesi gjyqësor për David Qosen i akuzuar për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Ardian Kodra në gusht të viti 2016 në Torovicë të Lezhës.

Në seancën e sotme do të paraqitej ekspertiza psiko-ligjore për Qosen.

Ekspertët që kanë përpiluar akt-ekspertimin ishin të pranishëm në sallë, por mungonte avokati i Qoses. Në këto kushte seanca është shtyrë.

Në varësi të rezultatit të akt-ekspertimit psikik të David Qosjes, do të varet dhe dënimi që ai do të marrë, shkruan AbcNews. 

Konkretisht Qosja mund t’i shpëtojë burgut të përjetshëm nëse nga ekspertiza psikike vërtetohet paaftësia e tij mendore.

Gjatë ngjarjes policia kërkoi edhe ndërhyrjen e FNSH-së së Shkodrës, pjesë e të cilit ishte dhe i ndjeri Kodra, i cili u qëllua me armë zjarri për vdekje nga i dyshuari.

Qosja sapo ka vënë re praninë e uniformave blu ka hyrë në banesën e tij ku ka vazhduar të qëllojë me armë zjarri nga dritaret, ku si pasojë mbeti i vrarë edhe efektivi Kodra.

Drejtuesi i blindit të FNSH, viktima Ardian Kodra, i cili kishte dalë nga mjeti dhe ishte pozicionuar thuajse përballë banesës prapa një peme e cila ndodhej fare pranë shtëpisë së Qoses dhe i ka thënë shokëve të tij se është qëlluar dhe blindi.

Po në këtë moment, Ardiani, me armë në dorë ka thërritur emrin e të dyshuarit David dhe pas kësaj janë dëgjuar përsëri breshërima armësh dhe dikush nga një pozicion tjetër ju ka thënë se është vrarë Ardiani.

Pas kësaj ai është marrë me mjet të blinduar dhe është dërguar pranë spitalit por me gjithë ndihmën e dhënë ai ka ndërruar jetë./b.l/noa.al/