Transmetuar më 20-09-2017, 19:47

Ngjarja e tmerrshme e para një ore në Durrës, ka pllakosur zi tragjedie në familjen Koçi në Romanat, raporton noa.al.

Prindërit kishin tre fëmijë trevjeçarë, trinjakë, të cilët ishin që të tre, djem.

Fëmijët ndodheshin në shtëpinë përdhese të familjes Koçi në Romanat, sot në orën 17.30 kur ndodhi tragjedia.

Banesa, është përfshirë nga flakët për shkaqe ende të panjohura.

Brenda saj gjendeshin trinjakët të cilët pësuan vdekje të dhimbshme. Raportohet se të ndjerët vuanin nga probleme shëndetësore me zemrën.   

Arritën të shpëtojnë prindërit si dhe dy vajza të tjera të çiftit Koçi.

Hetimet e para flasin për një shpërthim fatal zjarri në momentet kur nëna e të vegjëlve kishte dalë jashtë banesës.

Kthimi në shtëpi dhe klithmat e përpjekjet për shpëtim, ishin të pasuksesshme.

Redaksia e NOA i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të fëmijëve që humbën tragjikisht jetën. /noa.al/

Në fotot e publikuara nga portali DurrësLajm shikoni pamje nga vendngjarja