Transmetuar më 20-09-2017, 19:48

West Side Family ka qenë një nga grupet më të preferuara muzikore shqiptare për të rinjtë.

Me këngët e tyre, ky grup shumë shpejt fitoi zemrat e publikut që në fillimet e tyre.

Një nga pjesëtarët e grupit, Landi Hysi ka rrëfyer origjinën e emrit të grupit dhe si lindi ideja për ta quajtur West Side Family.

Postimi i Landit në Facebook:

PSE WEST SIDE FAMILY?!

Ideja e emrit të grupit ka qenë e @armirshahini a.k.a #XhikuVogel dhe kishte për synim të pasurit ndikim tek dëgjuesit, njësoj siç kishin këngëtarët e krahut perëndimor (ose #ËestCoast apo #ËestSide) në Amerikë dhe më gjerë.

FAMILY, do të ishte e gjithë ajo pjesë që do t’i bashkohej grupit në gjithçka grupi bënte dhe do të bënte në mënyrë që të gjithë të ndiheshin të përfaqësuar.

Ndryshimi i vetëm ishte që grupi ishte në skenë dhe familja kudo përreth skenës dhe jo vetëm…

West Side dhe Family, një histori dashurie!

Histori e vërtetë

Shkroi: Dr. Flori

Lexoi: Ëest Side

Mbështeti dhe mbështet: Familja./a.k/noa.al/