Transmetuar më 20-09-2017, 21:17

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme një foto me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Bashkë me ta në foto janë dhe bashkëshortet e tyre, përkatësisht gruaja e Edi Ramës, Linda Basha (Rama) dhe gruaja e Trampit, Melania Trump, raporton noa.al.

Bëhet fjalë për fotot e famshme që bëhen shpesh nga drejtues shtetesh e qeverish si dhe politikanësh, në mjediset presidenciale amerikane.

Edi Rama, ndodhet në Nju Jork të SHBA-ve, ku po zhvillon takime dhe po merr pjesë në Sesionin e 72-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Më herët Edi Rama ishte përfshirë në një seri deklaratash kundër Trampit, duke uruar që ai kurrë mos të bëhej President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mos e dashtë Zoti që amerikanët ta zgjedhin Trump për President sepse do të ishte një president që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, deklaroi vitin e kaluar z. Rama. Lexoni këtu.

Gjithsesi deklaratat e Ramës u bënë para se Trump të shpallej President. Më vonë, Rama i zbuti tonet ndaj Trump. /noa.al/ 

Lexoni edhe:

“Trump”, Rama: Nuk i dola kundër Presidentit, deklaratat prej shqiptari

Rama: Respekt për Trump, keqardhje për ata që janë gati t’i ankohen për mua